Argjentina dëshiron ta nderojë Maradonën, propozohet që imazhi i tij të vendoset në kartëmonedhën

Futboll

Argjentina dëshiron ta nderojë Maradonën, propozohet që imazhi i tij të vendoset në kartëmonedhën

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 15:09
Argjentina dëshiron ta nderojë Maradonën, propozohet që imazhi i tij të vendoset në kartëmonedhën

Senatori argjentinas, Norma Durango ka sygjeruar që imazhi i Diego Armando Maradonës të vendoset në një kartëmonedhë.

Legjenda argjentinase e futbollit ka ndërruar jetë në fund të muajit të kaluar në moshën 60-vjeçare.

Ai nuk arriti t'i mbijetojë një sulmi në zemër, kështu që ai u nda nga jeta.

"Sigurisht që kjo është për respekt, sepse Maradona ishte argjentinasi më i famshëm në botë", ka thënë Durango.

"Kjo mund të ketë përfitime sepse shumë njerëz do të donin ta kishin një kartëmonedhë të tillë si përkujtim", tregoi ai.

Senatori do ta propozojë këtë ide në Kongresin e së hënës së ardhshme. 

Ai ka propozuar që imazhi i Maradonës të vihet në kartëmonedhën e 1000 pesos (10 euro).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat