Momenti vendimtar për Zidane, trajneri pyetet se a e pret shkarkimin nëse nuk fiton ndaj Monchengladbachut

Futboll

Momenti vendimtar për Zidane, trajneri pyetet se a e pret shkarkimin nëse nuk fiton ndaj Monchengladbachut

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 14:04
Zinedine Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes vendimtare të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Monchengladbachut.

Në ndeshjen e të mërkurës, Los Blancos duhet ta fitojnë sfidën dhe ta sigurojnë kualifikimin nga pozita e parë në Grupin B. Çdo rezultat tjetër është i padëshiruar.

Është raportuar se kjo është java e provës për trajnerin e Realit dhe nëse e kualifikon skuadrën në fazat e eliminimit direkt, do ta ketë kaluar testin.

“Unë nuk e shoh ashtu. Duhet ta shohim se çfarë mund të bëjmë dhe të përpiqemi ta fitojmë ndeshjen e nesërme (e mërkurë). Takimi i nesërm është shumë i rëndësishëm. E dimë se duam të fitojmë dhe ta kryesojmë grupin. Vetëm për këtë gjë jemi duke menduar. Nesër është një mundësi e mirë që të tregojmë se çfarë mund të bëjmë si skuadër”, ka deklaruar Zidane para gazetarëve.

Ai është pyetur se a e pret shkarkimin nëse nuk kualifikohet Reali: “Klubi do ta bëjë atë që duhet ta bëjë. Nuk mendoj për këtë. Unë po mendoj të bëj më të mirën e mundshme me lojtarët e mi”.

I pyetur se a do të pikëllohej në rast se Mbretërit e shkarkojnë, Zizu ka deklaruar: “Çfarë ka ndodhur në të kaluarën, është në të kaluarën. Nesër është një ndeshje për të treguar se çfarë mund të bëjmë. Jam i sigurt se do të zhvillojmë një ndeshje të shkëlqyer nesër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat