Kosovës mund t’i duhet një vizë speciale për të luajtur kundër Spanjës

Futboll

Kosovës mund t’i duhet një vizë speciale për të luajtur kundër Spanjës

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 16:34
Enrique

Spanja mund të jetë e kënaqur për rivalet e përzgjedhur nga shorti për Katar 2022: përveç Suedisë së “zakonshme”, skuadre Luis Enrique do të ketë në grup edhe Greqinë, Gjeorgjinë dhe Kosovën.

Kundërshtar të lehtë, të paktën për sa i takon futbollit.

Ndryshon puna në aspektin politik. Siç ka shkruar AS, në fakt, Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet. Dhe arsyeja nuk ka asnjë lidhje me sportin.

Spanja është mes vendeve që nuk e njeh Kosovën si një vend të pavarur. Pavarësisht kësaj, UEFA dhe FIFA nuk kanë menduar se kishte arsye të forta që dy kombëtaret mos të ndesheshin me njëra-tjetrën.

Mosnjohja e Kosovës si shtet i pavarur nga ana e Spanjës i ka rrënjët në çështjet e brendshme të vendit, sesa në ato të jashtmet. Në fakt, gjithçka lind nga çështja katalanase. Qeveria e Madridit shtë tronditur më shumë se një herë nga cështjet që kanë patur lidhje me Katalonjën.

Dhe pikërisht në lidhje me atë që ak ndodhur në një krahinë që kërkon ndarjen nga Spanja dhe pavarësinë, qeveria spanjolle, me rastin e strategjisë së re të BE-së në marrëdhëniet me vendet e Ballkanit perëndimor, i ka thënë “jo” Brukselit, duke pohuar se Kosva nuk duhet trajtuar si proces zgjerimi, por si një rast i veçantë.

Një qëndrim i diktuar, me sa duket, nga kërkesat e katalanasve, që janë bërë gjithmonë e më të forta dhe që janë shfaqur hapur edhe në referendumin e 2017-ës që ka sjellë edhe mundjen e radhës së krahut mes Barcelonës dhe Madridit, ku vazhdohet të mohohet baza ligjore e konsultimit.

Kështu, kriza katalanase përhapet edhe në futboll. Dhe mbetet për të kuptuar sesi do të jetë e mundur zhvendosja dhe pritja e kombëtares së Kosovës. Ka shumë mundësi që mund jetë e nevojshme për një vizë speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat