Krasniqi: Jemi të motivuar maksimalisht kundër Gjilanit

Futboll

Krasniqi: Jemi të motivuar maksimalisht kundër Gjilanit

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 17:16
Krasniqi: Jemi të motivuar maksimalisht kundër Gjilanit

Gjilani nesër nga ora 13 e pret Prishtinën në kuadër të javës së 17-të. Do të ndeshen e 4-ta dhe e 3-ta në klasifikim me 2 pikë dallim në të mirë të Prishtinës.

Përndryshe skuadra e Gjilanit është e vetmja momentalisht që në përballje me Prishtinën hynë me dy fitore rresht dhe si skuadra e fundit që e ka mposhtur Prishtinën në “Fadil Vokrri” në 18 ndeshjet e fundit si vendas të bardhekaltërve.

“Konsideroj se jemi të përgatitur dhe të motivuar maksimalisht për përballjen e radhës kundër Gjilanit të cilët janë kundërshtar të fortë, por udhëtojmë me vetëbesim të plotë për t’i marrë tre pikët”, ka thënë mbrojtësi i djathtë i Prishtinës, Besnik Krasniqi.

Gjilani – Prishtina
E mërkurë, 8 dhjetor – ora: 13.00
Stadiumi i qytetit, Gjilan
Ndeshja zhvillohet pa shikues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat