Skandali në ndeshjen PSG – Basaksehir, reagon edhe Erdogani

Futboll

Skandali në ndeshjen PSG – Basaksehir, reagon edhe Erdogani

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 23:09
Rexhep Tajip Erdogan

Ndeshja në mes të PSG-së dhe Basaksehirit është ndërprerë në pjesën e parë për shkak të fyerjeve raciste që janë bërë nga gjyqtari i katërt në drejtim të Pierre Webo.

Për këtë ka reaguar edhe presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan që e ka quajtur të papranueshëm një gjë të tillë.

“E dënojmë me forcë racizmin e shfaqur ndaj lojtarit të Basaksehit, Pierre Webo dhe unë besoj që do të merren hapat e nevojshëm nga UEFA.

Ne jemi pa kushte kundër racizmit dhe diskriminimit në sport dhe në të gjitha fushat e jetës”, ka shkruar Erdogani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat