Prokurorët akuzojnë Juventusin

Futboll

Prokurorët akuzojnë Juventusin

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 13:53
Prokurorët akuzojnë Juventusin

Kanë kaluar gati 3 muaj nga provimi fals i mbajtur në Peruxha më 17 shtator nga Luis Suarez, pas të cilit ai u pajis me certifikatën e gjuhës dhe mund të procedonte për marrjen e nënshtetësisë italiane, me shpresën se mund të firmoste në kohë me Juventusin, përpara datës 6 tetor, kur klubi bardhezi duhet të dërgonte listën në UEFA për lojtarët pjesëmarrës në Ligën e Kampioneve.

Gjithsesi, hetimet ende vazhdojnë dhe kjo dosje është rihapur sërish.

Prokurorët e Peruxhas, që kanë marrë në dorë hetimet e radhës, të paktën siç nënvizon “Corriere dello Sport”, ndonëse kanë paralajmëruar drejtorin sportiv dhe të përgjithshëm bardhezi, Fabio Paratiçi, se është pjesë e hetimit, ende nuk arrijnë që të gjejnë prova për ta dënuar, atë apo klubin e kampionëve të Italisë.

Madje, në procesverbalet e zbuluara nga “Corriere” nënvizohet se prokurorët akuzojnë Juventusin se e kanë vështirësuar hetimin, duke shkëmbyer në telefon deklarata ndryshe nga ato që janë dëgjuar më parë, lidhur me çështjen “Suarez”.

Madje, në Peruxha përflitet se ndoshta një prej pjesëtarëve që po hetonte çështjen, mund të ketë bërë rolin e spiunit në këtë çështje, duke lajmëruar drejtuesit e Juventusit, të cilët kanë vendosur që të ndalin bisedimet me Suarezin dhe në të njëjtën kohë të fshehin gjurmët, që mund ta implikonin edhe më keq në këtë çështje. Ndërkohë, hetimi vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat