​Real Madrid-Borussia Monchengladbach, analizë dhe formacionet e mundshme

Futboll

​Real Madrid-Borussia Monchengladbach, analizë dhe formacionet e mundshme

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Gjiganti spanjoll Real Madrid pret në “Santiago Bernabeu” skuadrën e Borussia Monchengladbach, ku me fillim nga ora 21:00 fillon ndeshja në kuadër të Ligës së Kampionëve në Grupin B.

Askush se kishte menduar që në Grupin B, skuadra e Shakhtar Donetsk dhe Borussia Monchengladbach do të jenë më të mira se Real Madridi e Interi.

Momentalisht, “Galaktikët” nga Madridi gjenden në pozitën e tretë, ku kanë arritur të regjistrojnë dy fitore, një barazim dhe dy humbje, kështu duke arkëtuar gjithsej shtatë pikë.

Në anën tjetër Borussia Monchengladbach gjenden në një pozitë fantastike pasi që janë lider të grupit, ku brenda pesë xhirosh kanë arritur të grumbullojnë tetë pikë, me dy fitore, dy barazime dhe një humbje.

Të dy skuadrat pritet të paraqiten me lojtarët më të fortë që kanë në dispozicion, dhe formacionet e mundshme pritet të jenë këto si më poshtë.

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Vazquez, Varane, Ramos, Mendy; Casemiro, Kroos, Odegaard; Asensio, Benzema, Vinicius

Borussia Monchengladbach (4-2-3-1): Sommer; Lainer, Ginter, Kramer, Wendt; Zakaria, Neuhaus; Lazaro, Stindl, Thuram; Plea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat