Duro:Me hapa të sigurt drejt kreut të tabelës

Futboll

Duro:Me hapa të sigurt drejt kreut të tabelës

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 16:02
Duro:Me hapa të sigurt drejt kreut të tabelës

Feronikeli ka shënuar një fitore të rëndësishëm duke kryer detyrën përballë skuadrës së fundit në tabelë Besës.

Pas duelit deklaratë për medie ka dhënë edhe trajneri nga Shqipëria.

“Jam i kënaqur jo vetëm me këtë ndeshje, por në përgjithësi në ndeshjet e fundit. Skuadra vazhdon të luaj mirë taktikisht dhe kjo më gëzon më së shumti.

Kemi ende punë për të bërë dhe jam i sigurt që do vazhdojmë me hapa të sigurt drejt kreut të tabelës dhe fitimit të Kupës”, deklaroi Duro pas ndeshjes.

Feronikeli tashmë ndodhet në pozitën e katërt të renditjes tablare me 23 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat