Klein pas humbjes së Besës

Futboll

Klein pas humbjes së Besës

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 17:02
Klein pas humbjes së Besës

Trajneri i Besës, Jerome Klein e ka komentuar humbjen nga Feronikeli.

Në kuadër të javës së 17-të në Superligën e Kosovës, Feronikeli e ka mposhtur Besën me rezultat, 3:0.

Pas ndeshjes, trajneri francez u nda i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.

“Punët na u vështirësuan shumë kur mbetëm me dhjetë futbollistë në fushën e lojës. Ishte e vështirë të bësh diça me dhjetë futbollistë edhe pse lojtarët u munduan dhe për këtë dua që t’i përgëzoj për angazhimin”, ka thënë Klein.

“Do të mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme në ndeshjen e radhës ndaj Gjilanit dhe ta mbyllim vjeshtën në mënyrë pozitive”, deklaroi trajneri francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat