Plas te Atalanta

Futboll

Plas te Atalanta

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 17:06
Plas te Atalanta

Probleme në shtëpinë e Atalantas në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme të Champions League në fushën e

Ajaxit, që mund t'u dhurojë bergamaskëve kualifikimin në 1/8-at.

Sipas SportMediaset, atmosfera brenda ekipit nuk është aspak e mirë.

Gjithçka ka nisur pas pjesës së parë të luajtur në shtëpi kundër Midtjylland dhe diskutimit të ndezur mes Gasperinit dhe Papu Gomez për një qortim që i ka bërë trajneri gjatë ndeshjes dhe që argjentinasit nuk i ka pëlqyer, me Ilicic që ka mbajtur krahun e shokut të skuadrës.

Episodi duket se nuk ka mbaruar këtu, me Gomez dhe Ilicic që nuk janë grumbulluar për transfertën e kampionatit kundër Udinese-s.

Tani kanë filluar të qarkullojnë zëra për një dorëheqje të mundshme të Gasperinit pas ndeshjes me Ajaxin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat