Ja formacioni i Shkëndijës, që sot e mposhti Bellasicën

Futboll

Ja formacioni i Shkëndijës, që sot e mposhti Bellasicën

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 17:14
Ja formacioni i Shkëndijës, që sot e mposhti Bellasicën

Vazhdon seria pozitive e Shkëndijes nga Tetova që marrim fitoren e tretë me radhë pa gol të pranuar (Makedonija Gj.P. 5:0, Boreci 0:2 dhe Bellasica 2:0), duke regjistruar triumfin e 10-të sezonal. Një super realizim me kokë i Bejtullait në pjesën e parë dhe realizimi i 14-të sezonal i Ibraimit në të dytën na çojnë në kuotën e 36-të pikëve, katër më shumë se dy ndjekësit më të afërt Shkupi dhe Makedonija Gj.P..

Fillimi i ndeshjes solli lojë të qetë, me Shkëndijën që kishte iniciativë në terren, por pa mundur të krijojë ndonjë mundësi më serioze për gol, ndërkohë që mysafirët të tërhequr në mbrojtje shansin e tyre e kërkonin në kundërzbritje. Kuqezinjtë vetëm në fazën finale të pjesës së parë filluan të rrezikojnë më konkret, kur Ibraimi kishte dy goditje në kuadrant por shpëtoi në dy rastet portieri Gjorgiev, ndërkohë që në anën tjetër në minutën e 37-të pas një kundërsulmi tentimi i Kalanoskit goditi pjesën e jashtme të rrjetës së Zahovit.

Në këtë periudhë mbetëm pa Muratin që pësoi një tërheqje muskulare dhe u detyrua të braktisë ndeshjen, duke u zëvendësuar nga Neziri. Këtu u duk se pjesa e parë do mbyllej pa gola, por në minutën e 45-të kapiteni Egzon Bejtullai prish ekuilibrat me super realizim me kokë, pas harkimit të bukur të Alimit nga këndorja.

Pjesa e dytë solli futboll të hapur në terrenin e rëshqitshëm për lojë, pasi miqtë kërkonin barazimin, ndërsa Shkëndija golin e dytë që do të mbyllte ndeshjen. Qëllimit i’a arritëm në minutën e 60-të kur pas një aksioni të Totres, në pozitë të mirë shërbehet me top Besart Ibraimi që në tentimin e tretë mund portierin mysafir Gjorgiev duke dyfishuar epërsinë.

Deri në fund të ndeshjes Shkëndija kontrollonte ngjarjet në fushë dhe humbi disa mundësi për gol të tretë, ndërsa në fund për të vendosur shenjë në këtë triumf u përkujdes edhe portieri Zahov që me një intervenim të shkëlqyeshëm ruajti të paprekur portën për të tretën ndeshje me rradhë, kur fitoi duelin ballë për abllë me Ivanoskin. Në fund fitorja ishte për tanët që koleksionojnë triumfin e 10-të sezonal dhe çojnë në 16-të numrin e ndeshjeve pa disfatë.

SHKËNDIJA – BELLASICA 2:0 (1:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Arbitër: Konstantin Vllaho (Shkup)
Golashënues: Bejtullai 45’ dhe Ibraimi 60’ (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Zahov, Murati (Neziri 36’), Bejtullai (c), Krivak, Paviç, Ahmedi (Doriev 70’), Totre (Ramadani 70’), Elezi (Nafiu 60’), Zejnullai, Ibraimi.
Trajner: Ernest Gjoka
BELLASICA: Gjorgiev, Milushev (c), Spasov, A. Kocev (V. Kocev 85’), Ramzoski, Sulev, Kalpaçki, Ivanovski, Serafimovski, Mihailov, Kalanoski (Çukarski 46’).
Trajner: Shefki Arifovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat