Kampionat futbolli për vajzat në 100 shkolla 9-vjeçare nis nga Fieri

Futboll

Kampionat futbolli për vajzat në 100 shkolla 9-vjeçare nis nga Fieri

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 17:26
Kampionat futbolli për vajzat në 100 shkolla 9-vjeçare nis nga Fieri

Futbolli i femrave është prioriteti i madh i Federatës Shqiptare të Futbollit që në strategjinë e saj për rritjen dhe masivizimin ka dhe zhvillimin e kampionateve të futbollit për shkollat 9-vjeçare. I pari kampionat futbolli femrash për shkollat 9-vjeçare ka nisur garën në Zonën Rajonale të Fierit.

Ky projekt, i mbështetur nga Federata e Futbollit ka si qëllim mbështetjen dhe afrimin e vajzave në botën e futbollit. FSHF për çdo shkollë ka dhuruar uniforma, topa dhe u ka ofruar mbështetje financiare mësuesve të edukimit fizik, duke i stimuluar për punën që do të bëjnë.

Përgjegjësi i Sektorit të Futbollit Femrave pranë FSHF, Florian Riza dhe ish-kapiteni i Kombëtares, Sulejman Demollari, në një prononcim për fshf.org shprehën rëndësinë që ka ky projekt për rritjen e mëtejshme të futbollit të femrave. “Jemi në ditën e hapjes së kampionatit të futbollit për femra në shkollat 9-vjeçare të qytetit të Fierit dhe për atë që quhet Zona Rajonale e Fierit në organizimin tonë, e cila përfshin dhe Lushnjën dhe disa qytete të tjera. Projekti është 100 ekipe shkollash 9-vjeçare në të gjithë Shqipërinë, po që starton me 60 ekipet e para për dy sezonet e para, 2020-2022 dhe deri në 2024 do të kemi 100 ekipe të formuara të cilat do të kryejnë një aktivitet, le të themi voluminoz, për sa i përket futbollit të femrave, që do ta kthejë në një lëvizje të mirëfilltë sportive.

Federata e Futbollit incentivon futbollin e femrave duke i dhuruar çdo futbollisteje një uniformë, një top dhe duke i stimuluar financiarisht edhe mësuesit e edukimit fizik me një pagesë shtesë për punën që do të realizojnë.”, u shpreh Riza.

“Është një projekt i ri i Federatës së futbollit. Mesazhi ynë është që edhe vajzat të kenë dëshirën të merren me sport dhe konkretisht me futbollin.

Mbështetjen e kanë të plotë nga Federata dhe ky aktivitet ka një mesazh të bukur, që vajzat krahas shkollës të merren edhe me sport, dhe me futboll. Siç është edhe ajo shprehja e bukur: “Një mendje e shëndoshë, në trup të shëndoshë”- u shpreh për fshf.org, Sulejman Demollari.

Rezultatet e javës së parë:
Liri Gero – 100Vjetori i Pavarësisë 2-0
Kristaq Shtëmbari – Pinellopi Piro 6-0
Naim Frashëri – Mark Dashi 4-0
Jani Bakalli – Koli Allkanjari 1-1
Ndeshjet u drejtuan nga gjyqtarët e Kolegjiumit të Fierit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat