Kukësi nuk duhet të ketë shumë fytyra

Futboll

Kukësi nuk duhet të ketë shumë fytyra

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 17:56
Gega

Superiorja ka vazhduar me takimet e saj të radhës në ditën e sotme atje ku kishte shumë përballje interesante. Vllaznia konfirmon edhe njëherë se ndryshon nga sezonet e fundit, për të vazhduar me suksesin pas fitoren në shifrat 0-3 kundër Kastriotit.

Shkodranët kanë kaluar pa probleme surprizën e këtij fillim sezoni në Superiore falë golave të Dungës, Dilaverit dhe Imerit, për të mbyllur historinë që në pjesën e parë. Në këtë mënyrë mbahet vendi i parë, ndërsa edhe Kukësi nuk ka gabuar në transfertën e Ballshit duke fituar falë Eze dhe kreyveprës së Ibrahimit, ndërsa Limaj nga pika e bardhë vetëm sa ka thelluar shifrat në 0-3.

Një tjetër ndeshje interesante ishte ajo në Laç, teksa kurbinasit humbën në shifrat 0-1. E gjitha kjo falë një heroi të vetëm që quhet Bekaj. Portieri i Tiranës i mohoi një gol Nuabuezes teksa në minutën e 17 u gjen i vetëm përballë Bekajt, për të vazhduar edhe me një penallti të pritur. Morali i vendasve është ulur ndjeshëm dhe pikërisht në atë moment Batha e ka “vrarë” ndeshjen me një kryevepër. Gjithashtu edhe Apolonia ka marrë fitoren e parë në Superiore pasi ka mundur Skënderbeun falë 11-metërshit të ekzekutuar saktë nga Gjata. Më poshtë mund të gjeni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Brdaric (Vllaznia): “Çdo ndeshje është e vështirë dhe ne e kemi marrë shumë seriozisht. E treguam këtë në fushë dhe kemi dalë me tre pikë. Është fryma e grupit ajo që më pëlqen më tepër, kemi shumë për të bërë dhe ne po rritemi. Po kënaqemi shumë që jemi në vendin e parë dhe duhet të vazhdojmë që të mos e ulim ritmin”.

Gega (Kukësi): “Gjithçka e ka një bazë llogjike dhe kthimi i rezultateve pozitive me kthimin tim e shpjegon një gjë të tillë. Nuk e prisja që të kishim një ndeshje kaq të lehtë në Ballsh, gjithmonë pas 90 minutave tregohet nëse një ndeshje ka qenë e lehtë apo e vështirë. Ne trajnerët pretendojmë se i dimë të gjitha, por në fakt fusha të surprizon. Unë si trajner insistoj që Kukësi të mos ketë shumë fytyra, por të mbajë gjithmonë një mënyrë loje pavarësisht kalimit të minutave. Ne po shkojmë drejt konsolidimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat