Liverpooli barazon por kualifikohet si lider i grupit

Futboll

Liverpooli barazon por kualifikohet si lider i grupit

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 21:25
Liverpooli barazon por kualifikohet si lider i grupit

Liverpooli ka mbyllur ndeshjet e grupit në Ligën e Kampionëve me një barazim 1-1 në udhëtim te Midtjylland.

Reds kanë barazuar ndaj klubit danez, por kjo nuk ka ndikuar asgjë në rezultatet e grupit, pasi ekipi i Jurgen Klopp kualifikohet tutje si lider i Grupit D.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Reds, të cilët përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e parë dhe ishte Mohamed Salah, i cili shënoi për 0-1.

Në pjesën e dytë, ishin vendasit dukshëm më të mirë dhe kërkues, ndërsa arritën të shënojnë edhe golin e barazimit, ndërsa të dy skuadrave iu anulua nga një gol nga VAR-i.

Goli i vetëm i rregullt në ketë pjesë erdhi në minutën e 62-të dhe ishte Alexander Scholz që shënoi për 1-1 nga penalltia.

Vendasit shënuan edhe në minutën me anë të Scholz (77’), por ky gol u anulua nga VAR-i sikurse goli i shënuar nga Takumi Minamino (90’) dhe ndeshja u mbyll 1-1.

Pas kësaj fitore, Reds kualifikohet tutje si lider të grupit me 13 pikë, ndërsa  Atalanta kalon tutje nga vendi i dytë me 11 pikë.

Në Ligën e Evropës shkon Ajaxi nga vendi i tretë me 7 pikë, ndërsa Midtjylland e përfundon i katërti grupin me vetëm dy pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat