​Mediumi i njohur anglez parashikon shortin e Ligës së Kampionëve, shikoni përballjet

Futboll

​Mediumi i njohur anglez parashikon shortin e Ligës së Kampionëve, shikoni përballjet

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Pas ndeshjeve të zhvilluara mbrëmë, janë kompletuar të gjitha ekipet e fazës 1/16 të Ligës së Kampionëve, fazë kjo e cila sjell edhe eliminimet direkte.

Shorti i kësaj faze do të hidhet të Hënën që po vjen në Nyon të Zvicrës, por deri atëher, mediumi i njohur anglez, “CaughtOffside”, ka parashikuar çiftet e mundshme dhe aty nuk mungojnë përballjet interesante.

Liverpooli është parashikuar të ballafaqohet me Barcelonën, pastaj Juventusi me Atletico Madridit e shumë sfida të tjera interesante.

Ja shorti i Ligës së Kampionëve i parashikuar nga “CaughtOffside”:

Barcelona v Liverpool

Lazio v Real Madrid

Gladbach v PSG

Atletico v Juventus

Atalanta v Chelsea

Sevilla v Bayern

Leipzig v Man City

Porto v Dortmund

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat