Ballkani mendon vetëm për fitore, nxehtë në ‘Flamurtar’

Futboll

Ballkani mendon vetëm për fitore, nxehtë në ‘Flamurtar’

Nga: Kemajl Goca Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 11:56
Ballkani mendon vetëm për fitore, nxehtë në ‘Flamurtar’

Ballkani nga Theranda nuk mendon asgjë tjetër vetëm për fitore kundër Trepçës ’89, në kuadër të javës së 17-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Ballkani si përparësi e sheh fushën dhe cilësinë që ka, ndërsa Trepça ’89 pretendon të befasojë ashtu si dijnë në takimet e mëdha. 

Therandasit janë në vend të dytë me 35 pikë, kanë 4 me pak se lideri Drita, ndërsa Trepça renditet në pozitën e shtatë me 20 sosh.

Ndeshje e nxehtë do të zhvillohet në fushën e Flamurtarit të Prishtinës, mes Arbërisë nga Dobraja e Madhe dhe Llapit nga Podujeva. 

Të dy ekipet duan fitore dhe që do t’i jep qetësi në vazhdim të kampionatit.  

Arbëria është në vend të gjashtë me 20 pikë, kurse Llapi mban pozitën e nëntë me 14 sosh. Të dyja ndeshjet luhet sot në orën 13.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat