​Bielsa tregon se nuk i frikësohet askujt

Futboll

​Bielsa tregon se nuk i frikësohet askujt

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 16:56
Marcelo Bielsa

Tekniku argjentinas Marcelo Bielsa, i cili momentalisht është në krye të skuadrës angleze Leeds United, ka treguar mbrëmë se nuk i frikësohet askujt dhe ka besim të plotë në skuadrën e tij.

Bielsa para ndeshjes me West Ham doli në deklaratë për media për të njoftuar publikun rreth lajmeve të reja për Leeds, kur gjatë intervistës u pyet nga një gazetar se me çfarë formacioni pritet të hyjë kundër West Ham.

Përgjigja e tij ishte e thjeshtë, tregoi të gjithë lojtarët që do të paraqitën në ndeshje.

Gazetari: “Do të lini ndonjë dilemë për West Ham?”

Bielsa: “Jo, jo. Kjo do të jetë 11-shja që do të startoj: Meslier; Dallas, Ayling, Cooper, Alioski; Phillips, Klich, Moreno, Raphinha, Harrison; Bamford”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat