Ndeshjet e sotme në Europa League nisin me një minutë heshtje

Futboll

Ndeshjet e sotme në Europa League nisin me një minutë heshtje

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 18:16
Paolo Rossi

Sot bota e futbollit ishte në shok, me vdekjen e legjendës italiane!

Pas vdekjes së legjendës italiane dhe kampionit të botës me të kaltërit në vitin 1982, Paolo Rossi, ka reaguar dhe institucioni më i madh për futbollin në Evropë, UEFA.

Qeveria më e madhe e futbollit evropian ka shkruar në rrjetin e saj zyrtare në “Twitter”, se në të gjitha sfidat e sotme të League Europa do të mbahet një minutë heshtje për të nderuar figurën e ish-kampionit të madh.

“Futbolli evropian qan për ‘Pablito’-n, ku me kurorën e trefishtëtë tij legjendare ndaj Brazilit në Botërorin e 1982, dërgoi të kaltërit drejt fitimit të titullit të tretë botëror”, lexohej në komunikatën e UEFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat