Argjentinasi mendon lëvizjen e bujshme

Futboll

Argjentinasi mendon lëvizjen e bujshme

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 19:11
Argjentinasi mendon lëvizjen e bujshme

Zinedine Zidane ka arritur ta udhëheqë Real Madrid-in në 1/8-at e Champions League.

Francezi ka arritur të shmangë shkarkimin dhe të largojë hijen e gjatë të Mauricio Pochettino-s, i cili është kontaktuar nga drejtuesit madrilenë në rast të një eliminimi nga Champions-i të Real-it.

Puna e madhe e bërë nga Pochettino te Tottenham nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha, por argjentinasi nuk ka arritur të gjejë një ekip një vit pas largimit nga Spurs.

Poch priste telefonatën e Real Madrid, por kualifikimi në 1/8-at i ka prishur planet.

Në këtë moment, sipas Don Balon, zgjidhja më e mundshme për argjentinasin është Manchester United, duke parë se Solskjaer mund të konsiderohet i shkarkuar pas eliminimit nga Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat