Zymer Bytyqi vazhdon shkëlqimin në Norvegji, gol e asistim në derbin e javës

Futboll

Zymer Bytyqi vazhdon shkëlqimin në Norvegji, gol e asistim në derbin e javës

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 21:45
Zymer Bytyqi

Zymer Bytyqi ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit norvegjez me Vikingun e tij.

Në derbin e javës së 29-të mes Viking e Valerenga që përfundoi 2-2, Bytyqi ka qenë fantastik, duke shënuar një gol e duke asistuar në një tjetër të shënuar nga Veton Berisha.

Skuadra e Herolind Shalës, Valerenga ishte në epërsi të dyfishtë 0-2 me golat e Donnum, por vendasit u rikthyer falë ndeshjes fantastike nga Bytyqi.

Në minutën e 82-të, sulmuesi anësor asistoi për mrekulli te Veton Berisha i cili shënoi për 1-2.

E krejt në fundin e ndeshjes, Bytyqi u gjend mjaft bukur në zonë për të barazuar shifrat në 2-2.

Me golin e asistimin e sotëm, sulmuesi nga Lipjani ka rritur dukshëm vlerën e tij.

Ai tani numëron 10 gola në elitën e futbollit suedez si dhe 12 asistime, gjë që do të thotë shumë për një futbollit.

24-vjeçari është në përfundim të kontratës me Vikingun dhe shumë klube janë vënë pas tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat