‘Çmenden’ serbët shkaku i Kosovës, i quajnë spanjollët...

Futboll

‘Çmenden’ serbët shkaku i Kosovës, i quajnë spanjollët...

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 11:15
‘Çmenden’ serbët shkaku i Kosovës, i quajnë spanjollët...

‘Çmenden’ serbët shkaku i Kosovës, i quajnë spanjollët ‘vëllezër të përhershëm’!

@Vëllezërit e të gjitha kohëve: Spanjollët refuzojnë të luajnë kundër shtetit të rremë të Kosovës!?”, shkarravit me këtë titull mediumi serb ‘SportExtra’, që ka përshkruar tentativat e Spanjës që të mos lejojë Kosovën të luaj me simbolet e veta shtetërore në kualifikimet e kampionatit botëror ‘Katari 2022’.

Të hënën e kaluar, Kosova u caktua në grupin B së bashku me Spanjën, Gjeorgjinë, Greqinë dhe Suedinë.

Tre nga këto shtete nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, por asnjëra nuk ka qenë e zëshme për të kundërshtuar ballafaqimin sikur Spanja.

Çështja ka shkuar aq lartë, sa që ministrja e Punëve të Jashtme, Arancha González Laya, deklaroi se shteti spanjoll do të negociojë me FIFA-në për të shikuar mundësinë për të mos lejuar përfaqësimin e shtetit tonë me flamur e himn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat