Messi këshillohet të transferohet tek Napoli

Futboll

Messi këshillohet të transferohet tek Napoli

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 14:21
Messi këshillohet të transferohet tek Napoli

E ardhmja e Lionel Messit mund të jetë larg Barcelonës.

Manchester City dhe Paris Saint Germain interesohen për 33-vjeçarin që zyrtarisht verën e kaluar kërkoi largimin nga "Camp Nou".

Kevin-Prince Boateng, me të cilin Leo luajti disa muaj në Barcelonë, ka këshilluar Lionel Messin të ndjekë shembullin e legjendës, Diego Maradona dhe të nënshkruajë për Napolin.

Sipas Boatengut nëse ky transferim do të ndodhë atëherë do të ishte diçka si "nëpër filma".

"Messi do të përfundojë kontratën te Barcelona, sa e mrekullueshme do të ishte nëse do të telefononte Napoli dhe thjesht të thotë ‘Po vij", tha Boateng për ESPN.

"Ata nuk e japin më numrin 10, por do të kisha dashur të nderohet numri 10 i Maradonës, do të kisha dashur të vij Messi dhe të luajë 1 apo 2 vite, duke mos menduar për para apo diçka tjetër, vetëm me zemër.

"Do të ishte si në filma. Ai do të duhej të shkonte në stërvitje me helikopter sepse njerëzit do ta hanin të gjallë. Ata do të ishin shumë të lumtur", përfundoi Boateng.

Maradona ndërroi jetë muajin e kaluar si pasojë e një ataku kardiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat