Quagliarella: Maradona krenari e napolitanëve

Futboll

Quagliarella: Maradona krenari e napolitanëve

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 16:40
Quagliarella: Maradona krenari e napolitanëve

Sampdoria do të jetë skuadra e parë italiane që do të luajë në stadiumin me emër të ndryshuar të Napolit, i cili prej pak ditësh quhet “Diego Armando Maradona”, në nder të legjendës argjentinase që u nda nga jeta pak ditë më parë.

Kjo sfidë do të jetë e veçantë edhe për kapitenin e gjenovezëve, sulmuesin veteran Fabio Quagliarela, i cili është napolitan dhe është rritur pikërisht duke parë Maradonën të shkëlqejë me fanellën e Napolit.

Pas më pak se dy muajsh Quagliarella do të ketë 38 vite mbi supe, megjithatë vijon të jetë lideri i Sampdorias dhe deri në këtë fazë të sezonit ka shënuar 5 gola, ndërsa pranon se ëndërron të dërgojë topin në rrjetë edhe në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

“Ndeshjet ndaj Napolit nuk janë si gjithë të tjerat për mua, pasi jam napolitan dhe për më tepër, do të jemi skuadra e parë italiane që do të luajmë në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Për ne napolitanët, ai është gjithçka, na ka bërë krenarë në Itali dhe botë. Kur isha te Napoli, numri 10 ishte i lirë, por zgjodha 27-ën, pasi 10-a i përket vetëm Maradonës. Do të ishte kënaqësi e veçantë të shënoja gol në stadiumin me emrin e tij”, u shpreh Quagliarella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat