Thiago Silva zbulon tre trajnerët që kanë pasur ndikimin më të madh tek ai

Futboll

Thiago Silva zbulon tre trajnerët që kanë pasur ndikimin më të madh tek ai

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 19:28
Thiago Silva

Shumë polemika pati pas transferimit të mbrojtësit të PSG-së, Thiago Silva tek Chelsea.

Shumë njohës të futbollit, thonin se ekipi i Lampard do të vuante, sepse nuk ka pasur blerje kualitative në mbrojtje.

Silva, tani 36 vjeçar, shihej si yll i shuar, në përfundim të karrierës.

Por, Chelsea ka mahnitur këtë sezon, edhe mbrojtja e londinezëve ka pësuar ndryshim drastik, pjesërisht me ardhjen e portierit, Edouard Mendy dhe mbrojtësit Ben Chilwell.

Njëri nga admiruesit e brazilianit ishte edhe ish mbrojtësi anglez, Rio Ferdinand, i cili tha se Silva është themeli i sukesit të Chelsea.

‘Çfarë mund të them, ata janë në super formë. Kanë vetëbesim, nëse janë në disavantazh, nuk është problem, vazhdojnë e luajnë’, tha Ferdinand.

‘Cila është baza e kësaj? Mendoj që arsyeja është Thiago Silva. Prej se ka ardhur, eksperienca e tij dhe pranija e tij kanë ndryshuar skuadrën dhe lojtarët për rreth tij’, deklaroi Rio Ferdinand.

Ndërsa Silva duke folur për federatën braziliane, tregoi menaxherët të cilët kanë ndikuar tek ai më së shumti.

‘Me disa trajnerë, mësova gjërat që nuk duhet të bëj, si taktikisht ashtu edhe me njerëz’, tha 36 vjeçari.

‘Nëse do të duhet të emëroj tre trajnerë që më kanë bërë lojtar më të mirë, do të jenë: Tite, Carlo Ancelotti dhe Thomas Tuchel’, deklaroi Thiago Siva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat