Futbollistët emra që nuk po e “ndezin” Barcelonën

Futboll

Futbollistët emra që nuk po e “ndezin” Barcelonën

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 22:12
Philippe Coutinho dhe Antoine Griezmann

Barcelona ka vuajtur për rezultate në La Liga këtë sezon, madje në ndeshjen e fundit nuk arriti që ta ruan vendin e parë në Grupin G të Ligës së Kampionëve dhe urgjentisht duhet të investojë para në lojtarë që të rritet përsëri, duke shkuar aty ku ka qenë

Edhe pse Ronald Koeman është duke u përcjell vazhdimisht për shkak të rezultateve zhgënjyese, futbollistët po ashtu duhet të akuzohet për paraqitjet e tyre që ishin nën çdo nivel të pritur.

“I kujt mund të jetë faji nëse nuk është i lojtarëve, të atyre që luajnë?”, kishte bërë një pyetje retorike Antoine Griezmann pas mposhtjes nga Juventusi në Camp Nou. “Ne e dimë se si ecin gjërat, ju duhet ta bëni këtë gjë për çdo ditë”.

Lionel Messi dhe Griezmann janë ata që po marrin kritika, pastaj vinë të tjerët të cilët po ashtu kanë dështuar ta tregojnë vetën e tyre këtë sezon.

Derisa argjentinasi dhe francezi janë padyshim dyshja që ka ndikim në çdo ndeshje dhe krijojnë raste, lojtarë të tjerë si; Philippe Coutinho, Frenkie de Jong, Ousmane Dembele, Miralem Pjanic dhe Francisco Trincao ende janë jashtë pritjeve të parashikuara.

Braziliani që është pritur ta udhëheq sivjet Barcelonën në mesfushë, ende mbetet poshtë cilësive të 18 vjeçarit të akademisë së Barcelonës, Pedri.

Barcelona shpenzoi 150 milionë euro për të marrë shërbimet e Coutinhos nga Liverpool më 2018 dhe transferimi i tyre më i shtrenjtë në histori mezi ka arritur të bëj tre gola dhe dy asiste në 10 ndeshje këtë sezon, pasi sezonin e kaluar ishte i huazuar në Bayern Munich.

Në anën tjetër, De Jong , i cili shkëlqente në Ajax, ka dështuar të tregoj cilësitë e tij në Camp Nou deri me tani, madje luan vetëm pse aty është ishte trajneri i Kombëtares që e pati edhe të Holanda.

Është e qartë se ajo çfarë ka bërë Barcelona deri me tani këtë sezon nuk është mjaftueshëm. Atyre ju duhet më shumë se Messi dhe Griezmann nëse dëshirojnë që të fitojnë trofe vendor dhe ndërkombëtarë për sezonin 2020/21.

Kundër Levantes të dielën, Koeman shpreson që të shikon pak përmirësim, nëse këta lojtarë do të ngjallën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat