Wolfsburg fiton me përmbysje ndaj Frankfurt

Futboll

Wolfsburg fiton me përmbysje ndaj Frankfurt

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 23:15
Foto Ilustrim

Java e 11-të e Bundesligës nisi me sfidën mes Wolfsburg dhe Eintracht Frankfurt. Ujqërit arritën te fitonin me përmbysje 2-1 ndaj miqve.

Fillimisht, ishte sulmuesi holandez Bas Dost që kaloi Frankfurtin në avantazh, me një gol të realizuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 62-të.

Megjithatë, Wolfsburg arriti të përmbyste sfidën, falë dopietës së Weghorst më (penallti 76,  88), duke siguruar një fitore të rëndësishme.

Wolfsbug u ngjit në vendin e 4-të të renditjes me 21 pikë, ndërsa Frankfurt mbetet në vendin e  9-të me 13 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat