Hera e fundit kur Arsenali ra nga liga?

Futboll

Hera e fundit kur Arsenali ra nga liga?

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 23:47
Foto Ilustrim

Ideja që një klubi si “Gunners”  të bie nga nga liga duket pak e pamundshme në ditët e sotme dhe në këtë kohë, por duke marrë parasysh rekordin e tyre deri tani, kjo mund të ndodh

Arsenali ka filluar një sezon dëshpëruar për vitin 2020-21 dhe nëse nuk i kthejnë gjërat në të mirë të tyre ky mund të jetë rekordi i tyre më i keq në Premier Ligë.

Starti më i keq i tyre në Premier Ligë u konfirmua në nëntor pasi që ata u mposhtën nga Wolves duke marrë vetëm 13 pikë nga 10 ndeshje – koeficienti më i ulët në kaq ndeshje prej sezonit të largët 1981-82.

Pastaj, një javë më vonë në dhjetor, Mikel Arteta është bërë trajneri i parë i Arsenalit që nga koha e Bertie Mee më 1960 që humb dy derbit e Londrës Veriore pasi që humbi 2-0 kundër skuadrës së Jose Mourinhos.

Gjërat nuk duken aq mirë në Emirates në çdo momente dhe edhe pse kjo pak ka gjasa të ndodh, pëshpëritjet e djallëzuara po ngritin pyetjen: A po bie nga Premier Liga Arsenali?

Hera e fundit kur Arsenali ra nga liga

Arsenali kurrë nuk ka rënë nga Premier Liga (prej fillimit të saj më 1992-92), por ata kishin rënë nga Top Divizioni më parë në Angli.

Megjithatë, hera e fundit që ata kanë rënë nga liga ishte fillimi i shekullit 20, gjatë sezonit 1912-13, kur, si Woolwich Arsenal, ata përfunduan të fundit në Divizionin e Parë.

Atë sezon ata fituan vetëm tri ndeshje në ligë, duke humbur 23 dhe duke përfunduar sezonin më vetëm 18 pikë. Ata ishin 10 pikë larg shpëtimit nga rënia, me Chelsea që i shpëtoi rënies më total 28 pikë.

Menaxher i klubit në kohën kur Arsenal ra nga liga në sezonin 1912-13 ishte George Morrell.

Topxhinjtë rikthehen në Divizionin e parë në sezonin 1919-20 – sezoni i parë zyrtar pas Luftës sëParë Botërore – por si pjesë e një projekti të Ligës së Futbollit duke zgjeruar numrin e skuadrave në garë.

Por, rrethanat e ngritjes se Arsenalit në atë kohë ishin një burim polemikash në atë kohë (ata përfunduan të pestit në Divizionin e dytë para pezullimit të ligës), kurse klubi është në top divizionet e futbollit që nga ajo kohë – pra për një shekull.

Arsenali tashmë e ka vënë bazamentin si njëri prej klubeve më të mëdha në Angli – duke qenë pjesë e “top gjashtë” skuadrave tradicionale të kësaj ligë – duke falënderuar sigurisht sukseset e tyre që ata i arritën gjatë viteve 1990 deri më 2000 dhe pastaj deri më 2010.

Para kësaj kohe, suksesi i tyre më i mirë kur ata fituan disa tituj në ligë dhe kupa ishin vitet 30’ta, pastaj 40’ta dhe 50’ta.

Sa herë ka rënë nga liga Arsenali?

Arsenali zyrtarisht ka rënë vetëm njëherë nga liga në histori të tyre. Kjo rënie erdhi pas një sezoni dëshpërues më 1912-13.

Megjithatë, ata disa herë ishin afër rënies. Edhe pse është vështirë që të imagjinohet kjo në ditët e sotme, Topxhinjtë ishin afër rënies nga Divizioni i Parë gjatë viteve 70-të.

Ata përfunduan në vendin e 16 në sezonin 1974-75, katër sezoni pasi që kishin fituar tiullin e Ligës dhe dy sezoni radhazi fituan FA Kupën, kurse përfunduan në vendin e 17 në sezonin 1975-76.

Ata ishin vetëm katër pikë nga zona e sigurisë më 1974-75, megjithatë ata përfunduan edhe më poshtë në tabelë sezonin e ardhshëm, ata ishin më mirë pasi që ishin larg gjashtë pikë nga rënia.

Që nga kjo kohë, Topxhinjtë vazhdimisht ishin sfidues për gjysmën e tabelës dhe asnjëherë nuk kanë rënë nën pozitën 12-të (më 1994-95).

Evertoni është pas Arsenalit si skuadra me më se paku rënie nga top liga në Angli, pjesë e së cilës është pandërprerë që nga sezoni 1954-55.

Liverpool nuk është shumë larg Evertonit, pasi që është pjesë e Divizionit të Parë (tani Premier Ligë) prej vitit 1962-63, kurse për herë të fundit kishin rënë nga liga më 1953-54. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat