Unaza e Maradonës ka një histori të pazakontë

Futboll

Unaza e Maradonës ka një histori të pazakontë

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 12:28
Unaza e Maradonës ka një histori të pazakontë

Mediat argjentinase pas vdekjes së Diego Maradonës nuk ndalen së shkruari për trashëgiminë e futbollistit legjendar argjentinas.

Si detaji më i fundit i pronës së Maradonës, fokusi tani është tek unaza që ai e mbante në publik dhe që mburrej me të.

U zbulua tashmë se ekziston një kuti e veçantë ku argjentinasi e mbante pasurinë e tij të fituar gjatë karrierës së tij profesionale.

Në këtë kuti ndodhet edhe unaza e lartpërmendur.

Gjithashtu, aty ndodhen edhe topa futbolli, bluza firmato, një letër nga Fidel Castro dhe topi “Platinum” që ai e mori nga FIFA si futbollisti më i mirë i shekullit 20 nga votat e tifozëve.

Vlera e unazës së Maradonës është 300 mijë dollarë amerikanë dhe ajo ka një histori të pazakontë.

Maradona kishte udhëtuar në dhjetor të vitit 2018 në Bjellorusi për ta marrë këtë në presidencën e Dinamo Brestit.

Kutia me thesarin e Maradonës është në mbikëqyrje të vazhdueshme në magazinën e “Unibox”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat