Rregulli i ri për portierët irriton Petr Cech

Futboll

Rregulli i ri për portierët irriton Petr Cech

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 13:10
Rregulli i ri për portierët irriton Petr Cech

Ndryshimi i rregullave gjatë ekzekutimit të penalltive ka hutuar shumë njerëz dhe ka bërë punën më të vështirë për portierët.

Fakti që portierët nuk lejohen të largohen nga vija derisa ekzekutuesi të gjuajë, i vë ata në një situatë të komplikuar.

Për shkak të këtij, ish-portieri i mirënjohur, Petr Cech ka reaguar ashpër dhe ka ofruar një zgjidhje.

Pasi portieri i West Hamit, Lukasz Fabianski priti penalltinë ndaj Leeds Unitedit të premten, topi u kthye sërish në pikën e bardhë.

Kjo për shkak se portieri polak u largua nga vija për disa milimetra.

“Si mendoni se një portier mbulon një sipërfaqe prej shtatë metrash pa asnjë lëvizje. Sipas llogaritjes sime, topit i duhen 0.35 sekonda për ta kaluar vijën”, ka thënë Cech.

“Lejoni portierët ta mbrojnë penalltinë brenda asaj hapësire”, shtoi Cech, tani anëtar i stafit teknik te Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat