Conte: Të gjithë ia duan të keqen Inter, do të vijë koha jonë

Futboll

Conte: Të gjithë ia duan të keqen Inter, do të vijë koha jonë

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 16:30
Antonio Conte

Inter do të ndeshet me Cagliarin në kuadër të xhiros së 11-të të Serie A.

Antonio Conte u paraqit para gazetarëve në konferencën për shtypin, para ndeshjes ndaj Cagliarit, ku foli për kundërshtarin të cilin e cilësoi të vështirë dhe nëse duhan fitore, atëherë duhet të luajnë me entuziazëm.

Por, gazetarët nuk e lanë italianin pa e pyetur për ecurinë negative të Inter si dhe për mesfushorin, Christian Eriksen, i cili po qëndron në bankë rezervë ndërsa lojtarë si Roberto Gagliardini inkuadrohen çdo lojë.

‘Tani shoh shumë opinione, por mesazhi i im për ‘Interistët’ është se po shoh shumë negativitet. Duhet të paguajmë kohën të cilën po investojmë dhe po mendojmë për të ardhmen, pra frutat e punës do të shihen pastaj’, tha ai.

‘E kuptoj padurimin e disa njerëzve, por duhet të kemi besim, me punë dhe durim mund të ndërtojmë një skuadër të suksesshme ashtu si e meritojnë tifozët e Inter’, tha 51 vjeçari.

‘Un e shoh Christian në stërvitje, dhe e gjykoj pak më mirë se të tjerët, por mendoj se atij i duhet pak edhe pak kohë që të bëj dallimin në skuadër’, tha ai.

‘Sa u përket Scudetto, nuk mendojmë një herë për këtë, sepse detyra ime është të zhvilloj lojtarët e rinj dhe ekipin, pastaj i vie rendi edhe asaj. Këtë e kam folur edhe me Presidentin Zhang, ky është qëllimi jonë’, përfundoi Antonio Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat