Drita U-19, befasia më e këndshme e vjeshtës

Futboll

Drita U-19, befasia më e këndshme e vjeshtës

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 17:48
Drita U-19, befasia më e këndshme e vjeshtës

Djelmoshat e klubit të futbollit Drita U-19 nga Gjilani, janë befasia më e këndshme e edicionit vjeshtor. 

“Sot përfundoi pjesa e parë e kampionatit në Superligën e Juniorëve U-19.

Suksesin që patëm në sezonin e kaluar duke u inkuadruar në Superligë nga Liga e Parë, e vazhduam po njësoj me suksese e me paraqitje dinjitoze edhe në këtë vit!

Zhvilluam gjithsej 17 xhiro, dhe arritëm të tubojmë 35 pikë. Do të dimërojmë në pozitën e katërt me vetëm 5 pikë mbrapa kryesuesit. Gjithsesi se me pak fat do të ishim të renditur edhe më lart.

Nga gjithsej 17 ndeshje, ne arritëm këto rezultate:
Fitore 10!
Barazime 5!
Humbje 2!

Ata që arritën këto rezultate janë padyshim futbollistët, që me shumë disiplinë, angazhim e lojëra fantastike, na dhuruan emocione pa fund gëzimi, me ç’rast i falënderoj për të gjitha.

Gjithsesi nuk ka mbaruar asgjë. Ne do të presim pjesën e dytë të kampionatit edhe më të fuqishëm!”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetrajneri i Dritës U-19, Genc Sermaxhaj,  

Më poshtë janë të paraqitura rezultatet e të gjitha ndeshjeve të pjesës vjeshtore të kampionatit.

XHIRO I
FC DRITA 1:4 TREPÇA 89 
Xhiro II
KF DRENICA 1:2 FC DRITA 
Xhiro III
FC DRITA 1:1 KF BALLKANI 
Xhiro IV
KF BESA 0:3 FC DRITA 

Xhiro V
FC DRITA 6:2 TREPÇA 

Xhiro VI
SC GJILANI 1:4 FC DRITA 

Xhiro VII
FC DRITA 1:0 RAMIZ SADIKU 

Xhiro VIII
FC PRISHTINA 1:1 FC DRITA

Xhiro IX
FC DRITA 2:2 KF LIRIA

Xhiro X
FC DRITA 3:2 KF KEKU 

Xhiro XI
KF VELLAZNIMI 0:2 FC DRITA 

Xhiro XII
FC DRITA 0:2 KF LLAPI 

Xhiro XIII
KF FERONIKELI 2:3 FC DRITA 

Xhiro XIV
FC DRITA 5:1 KF FLAMURTARI 
Xhiro XV
KF FERIZAJ 2:2 FC DRITA 

Xhiro XVI
FC DRITA 6:0 KF VUSHTRRIA 

Xhiro XVII
2 KORRIKU 1:1 FC DRITA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat