Cavani e pranon

Futboll

Cavani e pranon

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 18:32
Cavani e pranon

Sulmuesi uruguaian i cili u transferuar të Djajtë e Kuq gjatë verës, kishte mundësi që të rikthehej në Itali por ai refuzoi ofertat nga atje

Edinson Cavani ka pranuar se ka refuzuar Juventusin dhe Interin në të kaluarën, për shkak se ka dashur të jetë lojal me skuadrën e Napolit.

Uruguaiani ka luajtur për dy skuadra italiane më parë, me Palermon, e cila skuadër e solli atë në Europë nga Danubio më 2007.

“Do të jem gjithmonë mirënjohës për tifozët e Napolit. Kjo është arsyeja kryesore pse i kam thënë jo shumicës së klubeve italiane, përfshirë Juventusit, të cilët me kanë telefonuar shpesh dhe po ashtu Interit”, ka thënë Cavani për MondoNapoli.

“Nuk mund të bëja një gjest të tillë shkaku i napolitaneve. Kur mendoj për Napolin, mendoj për kënaqësinë, për shkak se kam betë gjëra të mira atje dhe ata vazhdojnë të këndojnë këngë për mua edhe sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat