Marseille i afrohet kreut, mposht Monacon

Futboll

Marseille i afrohet kreut, mposht Monacon

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 19:36
Foto Ilustrim

Sot u luajt ndeshja ndërmjet Marseille dhe Monaco, e vlefshme për xhiron e 14-të të Ligue 1.

Vendasit e nisën takimin mirë, ku pas një krosimi të Dario Benedetto, ishte Florian Thauvin që u gjend në zonë për të shënuar në minutën e 5’.

Nuk vonoi shumë dhe Thauvin ja riktheu favorin kolegut të tij, ai asistoi për golin e dytë që u shënua nga Benedetto në minutën 13’.

Golin e nderit për mysafirët e shënoi, Wissam Ben Yedder, nga penaltia në minutën 79’.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1, në të mirë të Marsielle.

Tani ‘Les Olympiens’, gjenden vetëm një pikë larg PSG-së, me një lojë më pak të zhvilluar. Marseille pas kësaj fitore ka argëtuar 27 pikë gjithsej, ndërsa Parisienët kanë 28.

Monaco pas kësaj ndeshje qëndron në ventin e pestë me 23 pikë gjithsej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat