Solskjaer: Më pëlqeu paraqitja, por jo rezultati

Futboll

Solskjaer: Më pëlqeu paraqitja, por jo rezultati

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 22:06
Ole-Gunnar Solskjaer

Sonte u luajt ndeshja ndërmjet Manchester United dhe Manchester City, në kuadër të xhiros së 12-të të Premierligës.

Menaxheri i Manchester United, Ole-Gunnar Solskjaer, ka folur për performancën e ekipit të tij, në intervistën pas ndeshjes ndaj Manchester City.

Takimi mbaroi me barazim, norvegjezi u shpreh i kënaqur me performancën por jo me rezultatin.

‘Ishte një ndeshje e ngushtë, e di që i kemi mundur herën e fundit, por kjo ndeshje ishte ndryshe, i mbajtëm jasht zonës tonë. Ne patëm raste por nuk patëm fat, Rashford u gjet për pak në offside’, tha 47 vjeçari.

‘Më pëlqeu performanca, përgjithësisht barazimi ishte rezultat i drejtë edhe pse jemi të zhgënjyer’, tha ai.

Në fund gazetari bëri një pyetje interesante për norvegjezin të cilin e pyeti se a është gota gjysmë e mbushur apo gjysmë e zbrazur

‘Gjithmonë gjysmë e mbushur me mua, kjo është mënyra se si duhet ta shohësh, në kohën time kundër Cityt, kjo është performanca më e mirë, jo rezultati, por performanca’, përfundoi Ole-Gunnar Solskjaer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat