Sot, Prishtina e pret Ballkanin në derbin e javës së 18-të

Futboll

Sot, Prishtina e pret Ballkanin në derbin e javës së 18-të

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Prishtina dhe Ballkani do të ndeshen sot në orën 13:30, në kuadër të xhiros së 18 të Superligës.

Prishtina qëndron e treta me 28 pikë gjithsej, 10 pikë më pak se Ballkani dhe 11 më pak se lideri Drita.

Ndërsa Ballkani kërkon rezultat pozitiv që të mbajë presionin ndaj Dritës, kjo ndeshje për ta mund të jetë përcaktuese.

Por, skuadrat kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar secila.

Prishtina nuk e ka zhvilluar duelin si vendase me Dritën (xhiroja e tretë), derisa Ballkani nuk e ka luajtur ndeshjen si vendas ndaj Gjilanit (xhiroja e 12-të).

Ndeshjen e fundit ndërmjet këtyre skuadrave e fitoi Ballkani me rezultat 2-1.

Prishtina vjen nga një seri pozitive ku nuk di për humbje pesë ndeshjet e fundit, ku prej tyre i fitoi katër dhe barazoi njëherë.

Ndërkohë Ballkani në pesë ndeshjet e fundit ka regjistruar katër fitore dhe humbjen e fundit e pësoi nga Drita.

Dueli zhvillohet në Stadiumin Fadil Vokrri, në orën 13:30.

Me ndeshjet e xhiros së 18 nuk përfundon stinori vjeshtor, por priten të luhen dy ndeshjet e mbetura, që kanë ndikim direkt në kreun e tabelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat