Roma kërkon të rikthehet te fitoret në ndeshjen ndaj Bolognës, formacionet zyrtare

Futboll

Roma kërkon të rikthehet te fitoret në ndeshjen ndaj Bolognës, formacionet zyrtare

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 14:42
Foto Ilustrim

Roma e ka nisur mirë këtë edicion në Serie A, por në dy ndeshjet e fundit nuk ka marrë fitore.

Giallorosët janë mposhtur nga Napoli dhe kanë barazuar pa gola 0-0 ndaj Sassuolos në dy takimet e fundit.

Skuadra e Paulo Fonsecës do të përballet në udhëtim me Bolognën në kuadër të xhiros së 11-të ku kërkon të rikthehet te fitoret.

Nga ana tjetër vendasit në këtë sfidë vijnë pas humbjes 3-1 nga Interi dhe kërkojnë ta befasojnë klubin kryeqytetas.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë të rëndësishme.

Formacionet zyrtare

Bologna: Ravaglia; De Silvestri, Danilo, Tomiyasu, Mbaye; Svanberg, Poli; Vignato, Soriano, Barrow; Palacio

Roma:  Pau Lopez; Ibanez, Cristante, Kumbulla; Karsdorp, Veretout, Villar, Spinazzola; Pellegrini, Dzeko, Mkhitaryan 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat