Prishtina fiton derbin e madh në çastet e fundit kundër Ballkanit 

Futboll

Prishtina fiton derbin e madh në çastet e fundit kundër Ballkanit 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 15:29
Prishtina fiton derbin e madh në çastet e fundit kundër Ballkanit 

Prishtina ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:1 në çastet e fundit kundër Ballkanit nga Theranda, në kuadër të javës së fundit të stinorit vjeshtor të elitës së futbollit të Kosovës.   

Në minutën e 45+1, Otto John nga afërsia realizon për epërsinë 1:0 në favor të Prishtinës.  Nuk ka zgjatur shumë gëzimi, në minutën e 45+6, Ballkani barazon rezultatin me anë të kapitenit Visar Berisha.

Në minutën e 89-të, Leotrim Kryeziu pengohet në mënyrë të palejueshme dhe gjyqtari akordon penallti për Prishtinën.  Besnik Krasniqi është i saktë nga penalltia dhe i siguron fitore të madhe Prishtinës, me rezultat 2:1.

Kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, është sikur në qiellin e shtatë, për faktin se kjo fitore i shton edhe më shumë gjasa në luftë për titullin e kampionit.

Drita udhëheq renditjen me 39 pikë, pasojnë Ballkani 38, Prishtina 31, Gjilani 26 pikë etj.

Superliga e Kosovës 
Llapi-Feronikeli 3:2
Prishtina-Ballkani 2:1
Besa-Gjilani 1:2
Nesër
Drita-Arbëria 13.00
Trepça '89-Drenica 13.00

Tabela

1. Drita    16    12    3    1    28:11    39
2. Ballkani    17    12    2    3    43:21    38
3. Prishtina    17    9    4    4    25:11    31
4. Gjilani    17    7    5    5    14:16    26
5. Feronikeli    18    5    8    5    22:16    23
6. Llapi    18    6    2    10    21:23    20
7. Arbëria    17    6    2    9    16:19    20
8. Trepça ’89    17    6    2    9    19:27    20
9. Drenica    17    5    3    9    11:25    18
10. FC Besa    18    1        3    14    13:43    6
Në pranverë, në javën e 19-të takohen:  takohen: Trepça '89-Arbëria, Feronikeli-Gjilani, Besa-Ballkani, Prishtina-Drenica dhe Drita-Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat