Paçarada standard, St. Pauli barazon

Futboll

Paçarada standard, St. Pauli barazon

Nga: Kemajl Goca Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 15:43
Paçarada standard, St. Pauli barazon

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, me ekipin e St. Paulit, si vendas barazuan me rezultat 2:2 me Aue-n. 

Paçarada u paraqit standard,  tregoi formë shumë të mirë, por hasën në një rival si gjithmonë i papërshtatshëm! 

Djali i ish portierit të mirënjohur, Shukriut, u angazhua maksimalisht. Ai u zëvendësua në minutën e 80-të nga Dittgen. 

Image

Pamje nga ndeshja e sotme

St. Pauli shmang humbjen në 10 minutat e fundit, kur udhëtuesit avanconin me 0:2. Për S. Paulin realizuan Dittgen (81') e Makienok (89') dhe për Aue-n Testroet (10') e Kruger (78'). 

Pas javës së 11-të në Bundesliga II, Aue mban vendin e dhjetë me 16 pikë, ndërsa St. Pauli është i 17-ti me vetëm 8 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat