Liverpooli zhgënjen, ndahet baras me Fulhamin

Futboll

Liverpooli zhgënjen, ndahet baras me Fulhamin

Nga: K.Goca Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 19:24
Liverpooli zhgënjen, ndahet baras me Fulhamin

Fulham barazon me rezultat 1:1 me kampionin në fuqi, Liverpoolin, në takimin që u luajt në stadiumin “Craven Cottage” në Londër.

Në minutën e 25-të, Reid nga rreth 15 metra me goditje të fortë shënon në këndin e djathtë të portierit Alisson, duke kaluar në epërsi Fulhamin.  

Në minutën e 79-të, “Reds-at” shmangin humbjen, duke iu falënderuar futbollistit nga Egjipti, Salah, që shënon nga penalltia.

Një pikë më shumë mund e Liverpoolit, ndërsa Fulham befason për të mirë dhe ky rezultat për ta është sikur fitore. 

Pas javës së 12-të në Premier League, Tottenham kryeson me 25 pikë, pasojnë Liverpool 25, Southampton 23, Chelsea 22 pikë etj. ndërsa Fulham zë vendin e 17-të me 8 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat