Latifi: Kroati me tha, vërtetë nuk i kuptoj njerëzit tuaj, nëse një kroat i thotë jo shtetit te vet, ai mbetet vetëm një i vdekur...

Futboll

Latifi: Kroati me tha, vërtetë nuk i kuptoj njerëzit tuaj, nëse një kroat i thotë jo shtetit te vet, ai mbetet vetëm një i vdekur...

Nga: K.G. Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 21:52
Otto Bariç

Analistit të futbollit, Driton Latifit, si sot i kujtohet intervista me trajnerin e mirënjohur kroat, ish selektorin e Shqipërisë (2006-2007), Otto Bariç, që sot ka ndërruar jetën në moshën 87-vjeçare. Latifi kujton një detaj shumë interesant të Bariçit. 

“Otto Bariç trajneri kroat që vendosi bazën e zhvillimit të kombëtares shqiptare që kulmoi me kualifikim në Euro 2016, paska ndërruar jetë si pasojë e pandemisë globale te COVID-19...

Tekniku kroat karizmatik në kohë kur përcjellja kombëtaren shqiptare nga afër me ka lënë shumë përshtypje me përkushtim dhe rritje vetëbesimit të gjithëve për atë që përfaqesojnë. 

Image

Driton Latifi

Gjatë çdo grumbullimi kishim përherë në agjendë një kafe në Hotel Adriatik (si intervista në foto) para detit ku debatet zgjatnin deri dy orë për lojtarët tanë dhe mundësitë e tyre. 

Ajo që me ka lënë një përshtypje të veçantë ka qenë një situatë kur nuk po arrinim ti mblidhnim lojtarët më të mire shqiptar nëpër Evropë. 

"Vërtetë nuk i kuptoj njerëzit tuaj si nuk vijnë të luajnë për vendlindjen e tyre për shtetin e tyre, po ku ka gjë më të rëndësishme, miku im dhe unë duhet ti bind e nuk vijnë kjo me çudit shumë", me tha një herë. Dhe i kundërvihem me rastin, Ivan Rakitiç që ishte shume aktual në atë kohë, për çfarë më pret: "shiko do vëjmë bast unë e ti se ai do të zgjedh Kroacinë dhe çka të duash deri në shtëpinë time.

Po e kupton ti se çka do të thotë nëse një kroat i thotë jo shtetit te vet, ai mbetet vetëm një i vdekur që merr frymë. E largojnë familja, rrethi, shoqëria, madje edhe mund ti ndalohet hyrja në shtet", më kishte thënë. 

Dhe kur mesfushori i mëvonshëm i Barcelonës e Sevillës zgjedhi Kroacinë, pranoj një thirrje telefonike nga ai, i cili vërtetë kishte karizmën për situatë të tilla. "A të kam thënë, këto gjëra të na kroatët nuk funksionojnë ndryshe, herën tjetër kafeja është nga ti", me tha. 

Ky fat vazhdon të na përcjellë edhe sot dy vendet tona!

Përzgjedhja e Bariç, vetëm dy vite pasi që kishte udhëhequr kombëtaren kroate, nga presidenti Duka që kuptoi se vetëm një model kroat i përkushtimit për kombëtare mund të sjellë fryte u shpagua më vonë. 
Herr Otto thank you for everything and RIP Maestro...”, ka shkruar Latifi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat