Një tjetër legjendë paralajmëron largimin nga futbolli, Huntelaar thotë se do të pensionohet në fund të sezonit

Futboll

Një tjetër legjendë paralajmëron largimin nga futbolli, Huntelaar thotë se do të pensionohet në fund të sezonit

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 11:06
Klaas-Jan Huntelaar

Klaas-Jan Huntelaar ka shënuar golin e tretë këtë edicion për Ajaxin, në fitoren 4-0 në shtëpi ndaj Zwolles.

Sulmuesi i famshëm holandez pas kësaj ndeshje ka folur për mediat, ku ka paralajmëruar pensionimin nga futbolli aktiv.

37-vjeçari ka deklaruar se ka menduar shumë dhe ka marrë këtë vendim që në fund të sezonit t’i thotë lamtumirë futbollit.

Image

“Ai moment është duke u afruar. Unë mendoj se ky është sezoni im i fundit në futboll”, ka deklaruar Huntelaar.

“Shpresoj që të fitojmë trofe dhe ta përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme karrierën time”, u shpreh sulmuesi i famshëm holandez.

Huntelaar ka shënuar 151 gola në Eredivise, derisa ka një karrierë jashtëzakonisht të suksesshme.

Reprezentuesi holandez ka luajtur për klube të mëdha si PSV, Ajax, Milan, Schalke 04 dhe Real Madrid.

Huntelaar do t’i jap fund karrierës së tij pas 19 viteve qëndrim në ekipin e parë, pasi ai kishte debutuar në vitin 2002 në Eredivisie me fanellën e PSV.

Me Kombëtaren e Holandës, Huntelaar ka zhvilluar 76 ndeshje ku ka shënuar edhe 42 gola.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat