Batatina ‘ofendon’ analistët: Janë të ri, vonë e kanë shkelë asfaltin e Prishtinës

Futboll

Batatina ‘ofendon’ analistët: Janë të ri, vonë e kanë shkelë asfaltin e Prishtinës

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 16:51
Tahir Batatina

Tahir Batatina ka ‘marrë zemër’ pas tri fitoreve radhazi në Superligën e Kosovës.

Skuadra e tij, Llapi mposhti Feronikelin në xhiron e fundit të sezonit vjeshtor me rezultat 3:2.

Llapjanët tash me 20 pikë mbajnë vetëm vendin e tetë, megjithatë Batatina përsërit që Llapi nuk do të bie nga liga. Në një intervistë pas ndeshjes, ai tha se Llapi do ta synojë pozitën e dytë ose të tretë.

Tekniku nga Podujeva ishte i ftuar dje në emisionin ‘’Sporti në KTV’’. Teksa u pyet për formën e mire të Llapit këto ndeshjet e fundit, ai zgjodhi t’i ‘godiste’ edhe analistët të cilët thanë, siç pretendon Batatina, që Llapi mund të bie nga liga.
 
‘’Tash kemi kohë me mendu për sezonen pranverore. Ata analistët që m’patën lodh nëpër medie, tash kanë me pushu deri në sezonen pranverore, se s’di çka bajnë për Llapin, bjen prej lige, s’po bjen. Do të thotë ato presione unë i kom kalu vitet 98-99’’.

‘’Analistat janë të ri, vonë e kanë shkelë asfaltin e kanë ardh në Prishtinë. Jam i qetë për Llapin, besoj se do të vazhdojmë me rezultate pozitive’’, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat