Zidane s’ka vend në “ekipin e ëndrrave”, Maradona, Xavi…!

Futboll

Zidane s’ka vend në “ekipin e ëndrrave”, Maradona, Xavi…!

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 17:26
Zinedine Zidane

“France Football” është afër të kompletojë “Ekipin e Ëndrrave”.

Pas portierit dhe tre mbrojtë3sve, tashmë ka zbuluar edhe mesfushorët ofensivë dhe defensivë.

Befasisht, Zinedine Zidane, që njihet si një ndër më të mirët e të gjitha kohëve, nuk ka zënë vend në këtë 11-she historike.

2 mesfushorët më të mirë defensivë dhe 2 mesfushorët më të mirë ofensivë të zgjedhur nga 140 gazetarë nëpër botë, janë Lothar Matthäus, Xavi Hernandez, Diego Maradona dhe Pele.

Kanë mbetur për t’u zbuluar edhe sulmuesit, emrat e të cilëve “France Football” do t’i bëjë publike në orën 18:00.

Ka zëra se mund të jenë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat