Haaland e fiton çmimin ‘Golden Boy’

Futboll

Haaland e fiton çmimin ‘Golden Boy’

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 22:10
Haaland e fiton çmimin ‘Golden Boy’

Çmimi për lojtarin e ri më të mirë për vitin 2020 më në fund është në duart Haaland.

Erling Haaland është shpallur fitues i çmimi Golden Boy (Djaloshi i Artë) për vitin 2020, pas shpërthimit të tij nga janari te Borussia Dortmundi.

Çmimi, që dhurohet nga gazeta italiane Tuttosport, së fundi ishte fituar nga anëtari i Atletico Madridit, Joao Felix, me trofeun që jepet për lojtarët nën moshën 21-vjeçare në Evropë.

Ylli norvegjez e fitoi këtë çmim në fund të nëntorit duke mposhtur Jadon Sancho, Alphonso Davies, Mason Greenwood dhe Ansu Fatin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat