Pioli e zbulon synimin e vërtetë të Milanit

Futboll

Pioli e zbulon synimin e vërtetë të Milanit

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 09:56
Stefano Pioli

Stefano Pioli ka thënë se synimi i vërtetë i Milanit është të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Zlatan Ibrahimovic kishte thënë më parë se kuqezinjtë duhet të ëndërrojnë për ta fituar titullin në Serie A, por trajneri Pioli këmbëngul se synimi është kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Trajneri italian deri tani ka udhëhequr skuadrën në 52 ndeshje, duke humbur vetëm shtatë prej tyre, ndërsa këtë sezon gjenden në vendin e parë me 27 pikë të grumbulluara.

“Zlatan ka të drejtë të mendojë në këtë mënyrë, ndoshta edhe lojtarët e tjerë, por realiteti është se ne nuk kemi qenë në Ligën e Kampionëve për vite me radhë. Ne duam të përmirësojmë atë që bëmë sezonin e kaluar dhe ta sjellim Milanin atje ku meritojmë të jemi”, tha trajneri italian.

“Unë besoj se udhëtimi ynë filloi në janar me ardhjen e Ibra, Simon Kjaer dhe Alexis Saelemaekers”, shtoi ai.

“Ne ndryshuam mënyrën e lojës dhe mënyrën se si qëndrojmë në fushë. Rezultatet na kanë rritur vetëbesimin. Ne mundëm klube si Juventus dhe kundërshtarë të tjerë të rëndësishëm pas karantinës.

“Futbolli dhe basketbolli mund të jenë të ngjashëm, ato janë dy sporte ekipore, unë jam magjepsëse nga basketbolli, unë gjithmonë e ndjek atë me vëmendje të madhe.”

Kuqezinjtë janë kryesuesit e tabelës në Serie A pas 11 ndeshjeve. Skuadra e Stefano Pioli po shijon një epërsi prej tre pikësh ndaj Interit të vendit të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat