Vidal shpreson të rikthehet për përballjen ndaj Napolit

Futboll

Vidal shpreson të rikthehet për përballjen ndaj Napolit

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 10:23
Arturo Vidal

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal thuhet se është shëruar nga lëndimi dhe shpreson të jetë në skuadër për ndeshjen kundër Napolit.

Kiliani ka qenë jashtë skuadrës që nga fitorja ndaj Bolognas, ku pësoi lëndim në kofshën e djathtë.

Por, sipas Corriere dello Sport, Vidal shpreson të jetë në skuadër për ndeshjen e madhe ndaj “Napolitanëve”.

Sidoqoftë, nëse mungon ndaj Napolit, ai do jetë 100 për qind i gatshëm për ndeshjen ndaj Spezias.

Tjetër mungesë e rëndësishme do të jetë mbrojtësi Achraf Hakimi.

Interi momentalisht renditët në pozitën e dytë në tabelë, tri më pak se lideri AC Milan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat