Tairi: Ndjesi e veçantë të luash 100 ndeshje për klubin

Futboll

Tairi: Ndjesi e veçantë të luash 100 ndeshje për klubin

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 13:49
Tairi: Ndjesi e veçantë të luash 100 ndeshje për klubin

Struga Trim Lum e ka  mposhtiur Rabotnickin me rezultat 2:1, ndërsa në këtë ndeshje Flamur Tairi e zhvilloi ndeshjen e 100 për klubin strugan.

 “As që e kam ditur se i kam bërë 100 ndeshje, por jam krenar që jam lojtari parë në klub që kam arritur këtë shifër”, deklaroi për News-Tv Flamur Tairi.

 “Është një ndjesi e vecant të luash 100 ndeshje  për klubin që e ndjen si familje”.

“Fitore e vështirë, por më shumë rëndësi për vazhdimësinë e kampionatit”, përfundoi mesfushori Flamur Tairi.

Pas triumfit të, Strruga Trim lum renditet në vendin e katërt me 25 pikë, ndërsa në javën e fundit të sezonit vjeshtor do të takohet me Shkupi si udhëtues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat