I grahi makinës në gjendje të dehur, shqiptohet një dënim prej 82 mijë euro

Futboll

I grahi makinës në gjendje të dehur, shqiptohet një dënim prej 82 mijë euro

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 14:31
I grahi makinës në gjendje të dehur, shqiptohet një dënim prej 82 mijë euro

Kapitenit të Aston Villas, Jack Grealish, iu hoq sot leja e vozitjes për nëntë muaj dhe u gjobit me 82 499 stërlina për dy shkelje të rënda gjatë ngarjes së makinës.

25-vjeçari i përfaqësueses së Anglisë më 29 mars, në gjendje të dehur, e përplasi Range Roverin e tij, që kushtonte rreth 80 000 stërlina, me disa makina të parkuara dhe me një mur.

Gjykatësit vërtetuan se 25-vjeçari në momentin e aksidentit mezi qëndronte në këmbë, pasi kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli.

Mesfushori, i cili ka një pagë 130 000 stërlina në javë, shkeli kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë së Koronavirusit pa u mbushur 24 ore nga thirrja që u kishte bërë tifozëve: “Rri në shtëpi! Mbroni sistemin shëndetësor! Ruaj jetën!”

Grealish ka pranuar gjithashtu një akuzë të dytë për vozitje të pakujdesshme (ai e ngiste pa kujdesin dhe vëmendjen e duhur automjetin e tij, duke arritur shpejtësinë 98 milje në orë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat