Charlie: Maradona budalla, ja si e futëm në kurth

Futboll

Charlie: Maradona budalla, ja si e futëm në kurth

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 14:58
Charlie: Maradona budalla, ja si e futëm në kurth

Diego Armando Maradona ishte futbollist i përsosur në fushën e blertë, por jashtë saj shndërrohej plotësisht. Shumë ngjarje negative e kanë njollosur imazhin e “Pibe de Oro”. Pasi tregoi klasin më të lartë më ngjyrat e Napolit, ku u bë një Zot i vërtetë, Diego u bashkua me Sevillan.

Në Spanjë ishin të vetëdijshëm për talentin e madh të “Diez”, por edhe për sjelljen e tij jashtë rregullave të vendosura, aq sa vendosën të punësonin një hetues privat, i cili u bë hija e tij. Për të marrë detyrën ishte një farë Charlie, i cili në një intervistë për “Vox Populi” zbulon:

“Jetonte në një shtëpi ku kishte vetëm një rrugëdalje. Kështu që vendosëm një makinë atje dhe qëndronim aty me radhë. Në atë shtëpi hynin 18 ose 20 italianë dhe argjentinas, që vinin dhe shkonin. E kam bërë këtë punë për 30 vjet dhe e di se ç’njerëz ishin. Ishte katastrofë, një jetë e pazakontë për një sportist”.

Personi me emrin Charlie, që kishte hetuar jetën private të Maradonës, thotë se njerëzit më të cilët ai shoqërohej donin vetëm të përfitonin prej tij.

“Maradona ishte budalla, sepse ishte njeri i mirë, por kishte shumë parazitë pas tij që donin të thithnin gjithçka prej tij.”

Charlie më pas tregon truket e skuadrës së tij për t’u futur plotësisht në sferën personale të Maradonës.

“Arrita të infiltroja disa miq, kështu që e futëm në kurth. Diego u kthye në pesë të mëngjesit dhe në dhjetë ai duhej të ishte në qendrën sportive për t’u stërvitur. Kur “Pibe de Oro” vendosi të largohej nga Sevilla, iu vu përpara një material i pasur me të gjitha shkeljet që kishte bërë. Ata kursyen 150 milionë peseta falë këtij materiali”, – përfundon Charlie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat