Bekim Balaj do të vijë tek Vllaznia?

Futboll

Bekim Balaj do të vijë tek Vllaznia?

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 15:05
Bekim Balaj do të vijë tek Vllaznia?

A do të vijë Bekim Balaj te Vllaznia nga Shkodra?

Kjo është pikëpyetja më e madhe e tifozëve shkodranë që shohin ekipin e tyre sesi po ringrihet dhe afrimi i sulmuesit të Kombëtares do të ishte qershia mbi tortë.

Gjithçka doli nga Kosta Grillo në “Ora News”, ndërsa sponsori Xhaferi i pyetur nga ana e “Sport Ekspres” u shpreh se ka kontakte si me çdo futbollist tjetër, por është ende herët që të flitet më tepër.

Në të njëjtën mënyrë ka reaguar edhe drejtori sportiv i Sturm Graz, Schicker. I pyetur nga ana e mediave në Austri mbi këtë çështje ka ardhur edhe prononcimi i shkurtër që tregon situatën: “Unë e kam lexuar lajmin dhe për këtë arsye kam pyetur menaxherin e Balajt.

Megjithatë më duhet të them se nuk ka asgjë në këtë histori”, tha Schicker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat